LAJMI I FUNDIT:

Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë shfaq koncert në kohë pandemie

Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë shfaq koncert në kohë pandemie

Në kuadër të angazhimeve të Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë Kosovës, është realizuar një performancë nga ushtarakët e Orkestrës Frymore nga ambientet e tyre familjare.

Për shkak të specifikave të realizimit dhe kushteve të krijuara me pandeminë COVID-19, performaca është realizuar nga ambientet shtëpiake.

Ndryshe, nga dita e enjte do të ketë lehtësim të mëtejmë të masave, pasi do të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, si dhe do të rihapen objektet fetare.


Orari i ri lëvizjes për qytetarët do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë. /Telegrafi/