LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM po bën gjithçka për të krijuar krizë politike në vend

LSDM: OBRM-PDUKM po bën gjithçka për të krijuar krizë politike në vend

Nga partia në pushtet akuzojnë Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-në se po bëjnë gjithçka për ta mbajtur vendin në pezull dhe për të krijuar një krizë politike, thjesht sepse kanë frikë nga ballafaqimi me elektoratin.

“Sjellja e Mickoski dhe stafit të OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike, e cila në vend të qytetarëve, ka treguar se ato i shërbejnë vetëm interesave të partisë, janë një dëshmi tjetër se pse duhen zgjedhje dhe një qeveri e re politike.

Në periudhën kryesore dhe më të vështirë në vend, kur u përballëm me një krizë globale për shkak të coronavirusit, Mickoski, në vend të konstruktivitetit, tregoi destruktivitetin në dëm të qytetarëve.


Në fillim të krizës, Mickoski e nënvlerësoi, madje duke tallur me kërcënimin e coronavirusit, dhe më pas vazhdoi të shërbejë pjekurisht gënjeshtra që krijuan panik.

Ai gënjeu se nuk kishte teste të mjaftueshme për coronën kur mijëra qytetarë u testuan sipas protokolleve, duke udhëhequr një fushatë të ndyrë plot me gënjeshtra dhe kërcënime kundër Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se Mickoski dëshironte të krijonte një imazh të rremë që 140.000 qytetarë humbën punën për shkak të coronavirusit, kur numri nuk i kalonte as 8.000./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

Lajme
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori