LAJMI I FUNDIT:

Vlerësim për gjendje të re të jashtëzakonshme, pritet edhe dialog për zgjedhjet në Maqedoni

Vlerësim për gjendje të re të jashtëzakonshme, pritet edhe dialog për zgjedhjet në Maqedoni

Qeveria deri në fund të javës, sipas paralajmërimeve, duhet të bëjë vlerësim nëse nevojitet shpallje e gjendjes së re të jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme rrjedhëse që zgjat 14 ditë përfundon në datën 30 të këtij muaji, pas së cilës vijojnë afatet ligjore për mbajtje të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare, që së pari duhej të mbahen më 12 prill. Pas takimit të fundit të pasuksesshëm të liderëve në datën 18 të këtij muaji për konsensus rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, edhe dje mungonin informatat zyrtare për mundësinë e mbajtjes së takimit të ri të liderëve, ndërsa nga selitë partiake të LSDM-së qeveritare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare i përsëritën qëndrimet, të parat për zgjedhje të shpejta, ndërsa të dytat se ende nuk ka kushte për shkak të rasteve të reja të të sëmurëve nga KOVID-19.

Nga LSDM edhe dje porositën se duhet të mbahen zgjedhje që të sigurohen institucione tërësisht funksionale por njëkohësisht të mbrohet edhe shëndeti i qytetarëve, për shkak të pritjeve për valë të re me virusin KOVID-19.


OBRM-PDUKM-ja opozitare, sërish e përsëriti akuzën se LSDM dëshiron zgjedhje, duke thënë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar mendime ku qartë shkruan se u nevojiten 35-60 ditë për zbatim të zgjedhjeve.

Siç deklaroi dje kryeministri Oliver Spasovski deri në fund të javës do të bëhet vlerësim, nëse është e nevojshme të shpallet gjendje e re e tretë e jashtëzakonshme. “Nëse është e nevojshme kjo, nëse kushtet janë të domosdoshme që përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të ballafaqohemi më lehtë me gjithë këtë situatë, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi vendim në lidhje me këtë”, theksoi Spasovski gjatë vizitës në Shtip.

Për mundësinë e takimit të ri të liderëve për marrëveshjen e datës së zgjedhjeve Spasovski porositi se pret të nxitet dialog politik dhe se partitë politike duhet të dakordojnë datë në bazë të asaj që nënkupton rregullore pozitive juridike në vend.

Sipas tij, nevojiten zgjedhje të shpejta për sigurim të institucioneve stabile./Telegrafi/