LAJMI I FUNDIT:

Ç’është joga e bazuar në lëvizje dhe si e përmirëson ajo shëndetin mendor?

Ç’është joga e bazuar në lëvizje dhe si e përmirëson ajo shëndetin mendor?

Në vazhdën e njerëzve që merren me probleme të shëndetit mendor gjatë pandemisë, një studim i ri ka zbuluar se joga me bazë lëvizje ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin mendor

Botuar në ‘Revistën Britanike të Mjekësisë së Sporteve’, studimi është bërë nga studiues të Universitetit të Australisë së Jugut në partneritet me Universitetin Federal të Santa Maria, UNSW Sidnei, Kings College London dhe Universitetin Western Sydney.

Çfarë është joga e bazuar në lëvizje?


Studiuesit e përcaktuan atë si çdo formë e jogës ku njerëzit janë fizikisht aktivë të paktën 50 përqind të kohës, duke përfshirë jogën ‘asana’ që thekson mbajtjen e pozave dhe rrjedhave përmes një sekuence pozash.

Studimi argumentoi se joga e bazuar në lëvizje përmirëson shëndetin mendor të personave që jetojnë me një sërë çrregullimesh mendore, duke përfshirë ankthin, stresin post-traumatik dhe depresionin e madh, me përfitimet që vinin nga rritja e sasisë së jogës që praktikonin.

Ekspertët kanë rekomanduar ushtrimin çdo ditë gjatë bllokimit pasi ndihmon në çlirimin e stresit, duke e mbajtur individin të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Për studimin, u analizuan pjesëmarrës nga gjashtë vende: SHBA, Indi, Kinë, Japoni, Gjermani dhe Suedi. Ata kishin një diagnozë zyrtare të një çrregullimi mendor.

“Rezultatet tona kanë implikime domethënëse dhe demonstrojnë se nuk është e nevojshme që të shkoni për një vrapim për të përfituar nga lëvizja,”- tha profesori Simon Rosenbaum.