LAJMI I FUNDIT:

N’Golo Kante u ka thënë shokëve të skuadrës te Chelsea se ai ka frikë të kthehet në stërvitje, Caballero flet për frikën e francezit

N’Golo Kante u ka thënë shokëve të skuadrës te Chelsea se ai ka frikë të kthehet në stërvitje, Caballero flet për frikën e francezit
N'Golo Kante (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

N’Golo Kante ka mbështetjen e plotë të shokëve të tij të skuadrës te Chelsea pasi ky i fundit refuzoi të dal në stërvitje javën e kaluar.

Francezi mori pjesë në seancën e së martës së kaluar në bazën stërvitore të klubit në Cobham, por më pas iu dha pushimi dhe u tha se ai do të lirohet për pjesën e mbetur të sezonit, nëse vazhdon të ndjehet keq në mes të krizës së vazhdueshme të conronavirusit.

Vëllai i Kantes vdiq nga një sulm në zemër pak para Kupës së Botës të vitit 2018 , ndërsa 29-vjeçari vetë ka qenë i frikësuar.


N’Golo Kante (Foto: Marc Atkins/Getty Images)

Portieri i Chelseat, Willy Caballero, i cili javën e kaluar nënshkroi një zgjatje të kontratë të re një vjeçare, zbuloi se Kante ishte testuar negativisht për Covid-19, por ai e pranoi se ndjehej shumë i frikësuar që të rikthyer në stërvitje.

“Është shumë e kuptueshme. Ai u testua dhe doli negativ për Covid-19, por pati një kohë të keqe të tij gjatë karantinës me simptoma të virusit që i dha atij frikë”.

N’Golo Kante (Foto: Marc Atkins/Getty Images)

“Ne e respektojmë atë dhe do të presim derisa ai të ndjehet rehat sepse e vërteta është që për të bërë atë që ne po bëjmë, ju duhet të ndjeheni mirë dhe të ndjehemi të sigurt, pasi që të fillojmë përsëri, duhet të shkojmë përpara së bashku”.

“N’Golo është një person shumë i përulur dhe punëtor, gjithmonë duke buzëqeshur dhe duhet të ketë arsyet e tij që e ka ngritur dorën dhe e ka thënë atë që mendon”.

Willy Caballero (Foto: Clive Mason/Getty Images)

‘Ne e dimë se ai (Kante) është dikush që e do stërvitjen dhe vrapimin dhe është i paaftë të gënjejë për diçka të tillë. Ne e mbështesim atë dhe e respektojmë”, ka thënë Caballero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori