LAJMI I FUNDIT:

SHKK: Menyja ushqimore në burgje përpilohet nga ekspertët e ushqimit

SHKK: Menyja ushqimore në burgje përpilohet nga ekspertët e ushqimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka na njoftuar opinionin publik se me qellim të sigurimit të mirëqenies fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, menyja e ushqimore përpilohet nga ekspertët e ushqimit.

“Me këtë meny, të burgosurve iu sigurohet ushqim i cili plotëson të gjitha nevojat, si për nga sasia e mjaftueshme ashtu edhe për nga cilësia. Ushqimi përmban të gjitha kaloritë e nevojshme konform rregullave të të ushqyerit dhe u servohet të burgosurve në tri shujta ditore, mëngjes, drekë dhe darkë. Përveç kësaj, në raste kur të burgosurit kanë ndonjë specifikë shëndetësore ose kërkesë, me rekomandim të mjekut të Qendrës, përmes kuzhinave tona ua përshtatim edhe ushqimin, si bukë të zezë dhe ushqime të tjera dietale”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I burgosuri Xhabir Zharku futet në grevë urie
Lexo po ashtu I burgosuri Xhabir Zharku futet në grevë urie

SHKK ka shtuar se në kantinat e tyre kanë rreth 142 artikuj ushqimorë të cilët mund të blihen nga të burgosurit dhe janë në dispozicion sipas regjimeve të tyre.


“Në kuzhinat e institucioneve korrektuese, me këtë meny ushqehen të gjithë punonjësit e SHKK-së, të uniformuarit dhe stafi civil. Shërbimi Korrektues i Kosovës në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, primare ka mirëqenien fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, çdo herë duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale, pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori