LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri Xhabir Zharku futet në grevë urie

I burgosuri Xhabir Zharku futet në grevë urie

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, tash dy ditë ka hyrë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, sipas të cilit arsyeja e futjes së klientit të tij në grevë urie është cilësisa e dobët e ushqimit.


“As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit.
Greva e tij është senzibilizuese që çështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të perkëqësimit”.

“Mbetet ditëve në vijim që çështja e kualitetit të ushqimit të shqyrtohet nga udhëheqësit e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Xhabir Zharku ndodhet në paraburgim  që nga dhjetori i vitit të kaluar. /Telegrafi/