Seriali “Çka ka Shpija” i cili transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës, prej kohësh shquhet si një ndër serialet më të ndjekura vendore.
Mirëpo ky serial duket të mos i ketë pëlqyer shefit të stafit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Luan Dalipi, i cili përmes rrjeteve sociale ka shprehur kritikë për gjuhën përmbajtësore në këtë serial.
Dalipi përmes një statusi të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan se seriali vendor “Çka ka shpija” përdor gjuhë degjeneruese, dhe e quan pa shije, pa kreativitet e mbi të gjitha pa elemente edukative.
“Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Më pengon fakti që këso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi të gjitha pa elemente edukuese për fëmijët shfaqen në televizionin tonë publik, të paguar me taksat e qytetarëve. Uroj që deputetët e zgjedhur në legjislaturën e ardhshme ta transformojnë këtë medium”, ka shkruar shefi i kryeministrit në detyrë në statusin e tij në Facebook.
Mes shumë komenteve nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e producentit të serialit dhe njëherësh aktorit të të një prej roleve kryesore, Naser Rafuna.
Rafuna në përgjigjen e tij të gjatë ka shkruar se problemet e Dalipit me Radio Televisionin Publik duhet t’i zgjidhë në formë tjetër dhe jo t’i drejtohet serialit, i cili sipas tij nuk ka të bëjë me çështjet politike.
Ky është reagimi i plotë i Naser Rafunës (pa ndërhyrje):
“I nderuar, une jam Naser Rafuna dhe luaj ne kete serial. Rastesisht pak me pare me lajmeruan per statusin tuaj dhe tash edhe e morra vesh se kush je, ngase ceshtjet politike e aq me pak pozitat politike,si aktor me interesojne vetem ne pikat “tallëse -humoristike”e e dijme qe e bojme mire, prandaj te sygjeroj: mos u bo personazh.
Derisa po e lexoja kete statusin tende ( qe ma sygjeruan) u zgju nga gjumi djali im dhe mu desht me e qu ne toilet,per arsye se si prind dhe detyrim prinderor, ashtu sikurse ju,femija im flen para ores 20.00 dmth para shfaqjes se serialit.
Sa i perket ceshtjeve kulturore, kemi deshmu si artista se serialet tona si ky “Çka Ka Shpija” per keto edicione te transmetuars,ka mbledh gjithsej 423.228.898 views,duke prire ne Rajon ne konkurrencen e patur dhe ta them pa modesti. Nuk kemi modesti ne sukses,per fat te keq,por në të mirën tonë.
Sa per kufijte e etikes,forma kritikuese e humorit te serialit me sarkazëm, rrethana ekzistente te inskenuara,
nder to shpesh edhe me inskenime rrethanore me paraqitje te pjestareve dhe udheheqesve te ekzekutivit te vendit perfshire deputet, ministra e zv/ministra ndaj qeverive te 6 viteve te kaluara ( 6 edicionet e serialit) qe kemi bere pa dallim,nuk kemi patur asnjehere reagim nga askush, kjo sepse jemi vend demokratik, fjale e lire. Merr shembull se,serialet e famshme si Fowlty Towers, Monthy Python,The Young Ones apo Mr’s Brown Boys jane transmetuar dhe vazhdojnë ne BBC. Kjo si komparacion i asaj qe e permende,pra e ke gabim,edhepse ne as për afer nuk jemi si ta.
Sa do te ishte etike sikur te reagoje gjate tere ketyre 6 edicioneve te kaluara e jo bash kur kritikojme edhe kete ekzekutiv ekzistues si ata te tjeret, pra vendin e punes tende,ku ti paguhesh poashtu me taksat tona. Meqenese nuk te njoh, sdi kritike ndaj teje sepse skam profesionin apo kredibilitet per punen tende, prandaj nuk e di punen tende e as sukseset, aq me pak sme interesojne mu e as shumices se artisteve,sepse jemi apolitik e zakonisht na interesojne “të bëmat” e atyre qe kanë pozita udhëheqëse, sa për te qesh audienca. Dosido,shija dhe kultura eshte produkt njerezor dhe si baraspeshe e tere kesaj,qasju ekzistences se konkurrences se ketij seriali qe 6 edicione me mbi 20 seriale tjera te prodhuara ne vend dhe ky serial mban rekordin e shikueshmerise ne rajon me 423.228.898 Views ( e cdo moment shtohen) ngase njerezit kane dashuri dhe smendojne sikur ju…meqe ke nje pozite, terthorazi te sygjeroj te mos besh “presion”sepse kritika yte shihet qe eshte e dhene ne poziten qe paske e jo ne ombrellen e nje qytetari te lire. Dosido ne do te vazhdojme te kritikojme realitetin dhe te kaluaren ku tallemi me to sepse “llapsuzat i potencojmë me farsë”. Si artista APOLITIK,kjo eshte hera e pare qe dikush ne poziten si e juaja reagon dhe me vjen mire dhe me pelqeu, por sikur te ishte bere me heret. Free your mind…we are free country.
Meqe bere krahasime Amerike-Kosove: Amerika ka 41,288 teatro por si sygjerim do te ishte mire ti qaseni perkrahjes se idese per ndertimin e nje Teatri te ri Kombetar, ashtu sic po bën Shteti Ame,meqe ky,qe sherben si piketakim protestash,pra ky ekzistent ka probleme paresore duke filluar nga kanalizimi e deri te fondet e vogela dhe rregullimit te kushteve te artisteve aty dhe artisteve ne pergjithesi, rritjes se fondit te QKK-se e jo qe te tanishmen, qe fondi vjetor eshte i njete sa i nje skenografi te filmit The Avengers, apo te perkrahni ndertimin e teatrit te kryeqytetit ne kuader te Komunes, e qe Ministria e Financave ende nuk e ka nda nje vije buxhetore per lejimin e formimit te trupes residente te teatrit te kryeqytetit, kerkese kjo e bere me kerkesen tone dhe drejtuar Ministrise nga vet kryetari Shpend Ahmeti. Sa bukur sikur te shkruaje per ndonje lidhje bashkepunimi apo co-produksioni Amerike-Kosove meqe paske miq atje ( bazu ne komentet tuaja) por qenke i zene me qindra miliona views te nje seriali vendor. Gjithsesi te falemnderojme por mendimit tende i pergjigjet me se miri audienca. Ne punojme por dikush si ju,ndoshta edhe kritikon i anuar nga ndonje mik, kusheri prej artisti ndoshta kritike “spunt” ndaj dikujt tjeter, por ne pretekst te ne, por spo flas unë, vetëm suksesi e aty nuk falim. Fama nuk fitohet dosido, karriera po. Shkurt, nese ke “problem” me vet TV, dhe preteskt ke gjet serialit apo emisionin me te shikuar te tij,kjo eshte dicka tjeter e i kuptojne edhe keto . I kuptojmë madje edhe ndonjë kolegë i yni kur të bën like ne statusin tende, gjithcka kuptojme…prandaj jemi ne “qeshje masive” term qe e perdor N.Makiavelli ( dijme nga pak politike por sna intereson). Por po ta them: Wrong bro…se na e shtove motivin per pune, prandaj shfrytezo vertete poziten qe ke per motiv te mbajtesve te kultures, sepse para se me lind ti e une, njerezit e kesaj kulture qe paske filluar me i be “roje” kane qene ne Cannes dhe Oscar me filmat e tyre, si Bekim Fehmiu psh. Sa ma ka profesioni yt, keshtu qe,para se me ta pa suksesin kur ta kesh i nderuar e qe te gjykojme pastaj ne se,a e meriton ti ate pune,pozite apo page me taksat e popullit. Prandaj ndihmo ne pikat referuese te cekura si me larte.“Kritika e mirë për artin tuaj,merret kur bashkangjitet me sygjerime, tjerat kanë prapavija”-Lee Strasberg.
Suksese dhe pune te mbare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnisa Veseli, banorja e tretë që hyn sonte në Big Brother VIP Kosova
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Paul Morina, banori i ri në Big Brother VIP Kosova
"Mos vazhdo më nga ana e familjes, nuk ta kemi borxh" - Vëllai i Xhenetës përballet me Xuxin
Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
Pas videos së ish-të dashurës, gruaja e Mevlanit reagon me një mesazh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët