LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë, jo më larg se më 28 maj

Rukiqi: Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë, jo më larg se më 28 maj

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka shkruar se hapja e tyre duhet të ndodh jo më larg se data 28 maj.


“Të hapen të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë. Është koha për hapje të të gjitha bizneseve, jo më larg se data 28 maj 2020. Situata me pandeminë, numri i menaxhueshem i rasteve të infektuara dhe numri i vogël i rasteve në kujdes intensiv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve, sigurisht përcjellë me masat mbrojtëse dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonominë dhe të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar ai.

Po ashtu, përfaqësues të bizneseve thonë se ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin vetën edhe pas kësaj hapje.

Lehtësimi i masave është paraparë të bëhet në tri faza. E para do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë do të jetë nga 18 maji, ndërsa faza e tretë nis nga 1 qershori deri në vendimin tjetër.

Përfaqësuesit e bizneseve: Edhe në fazën e tretë ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin veten
Lexo po ashtu Përfaqësuesit e bizneseve: Edhe në fazën e tretë ndërmarrjet do ta kenë të vështirë ta rimarrin veten

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve, është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro për t’i ndihmuar bizneset dhe individët që ta tejkalojnë këtë kohë të pandemisë.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Aktualisht janë gjithsej 1,038 raste me COVID-19, me 792 të shëruar dhe 30 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori