LAJMI I FUNDIT:

Mediumi britanik sjell pamje të faljes së namazit të Fitër Bajramit në disa vende në botë – një foto edhe nga Kosova

Mediumi britanik sjell pamje të faljes së namazit të Fitër Bajramit në disa vende në botë – një foto edhe nga Kosova

Festimet e Fitër Bajramit janë bërë në mënyrë shumë të ndryshme nga vitet e kaluara dhe kjo sigurisht për shkak të coronavirusit.

Në këtë drejtim, një artikull ka shkruar edhe mediumi britanik The Sun, sipas të cilit festimet u ndërprenë dhe miliona njerëz në mbarë botën mbetën në mbyllje, përcjell Telegrafi.


Siç kujton ky medium, Fitër Bajrami është një festë vjetore që shënon fundin e muajit të Ramazanit, gjatë së cilit 1.8 miliard myslimanë në botë agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Një grua e ka kontrolluar temperaturën e saj para se të hynte në lutje për Bajram në Iran

Ngjarja është një nga më domethënëset në kalendarin e Islamit, dhe zakonisht i sheh myslimanët të mblidhen me të dashurit e tyre për t’u lutur, për të ndarë ushqime dhe për të shkëmbyer dhurata.

Por festimet janë ndaluar këtë vit pasi autoritetet në mbarë botën përpiqen të ndalojnë përhapjen e coronavirusit.

Imam Hamzah Hassan i dërgon një predikim xhematit të tij përmes Facebook Live në Xhaminë Qendrore të Mançesterit

Për shembull, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi, në disa vende, përfshirë Turqinë, Irakun dhe Jordaninë, bllokimet e rrepta që kërkojnë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi mbeten në fuqi.

Qabja në Xhaminë e Madhe të Mekës, Arabia Saudite, është vendi më i shenjtë i Islamit, por këtë vit qëndron bosh mes një bllokimi

Ndërsa fotografitë nga Xhamia e Madhe e Mekës në Arabinë Saudite, vendi më i shenjtë i Islamit, e cila normalisht do të ishte e plotë për Bajram, treguan xhaminë bosh.

Lutjet në natyrë në qytetin Jaffa, Izrael

Por edhe në vendet ku bllokimet kanë filluar të largohen, shumë xhami mbeten të mbyllura dhe tubimet e mëdha janë të ndaluara.

Zyrtarët në një xhami në Turqi luten mes një bllokimi mbarëkombëtar

Në Malajzi, disa xhami janë rihapur dhe familjet janë lejuar të takohen, por tubimet fetare janë të kufizuar në 30 persona dhe tubime shoqërore të kufizuara në 20 persona.

Myslimanët kryejnë lutje duke respektuar distancën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Dhe në listën e vendeve të tilla gjendet edhe Kosova, vend për të cilin ka shkruar gjithashtu ky medium, duke publikuar një fotografi nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, ku shihen disa imamë duke e falur namazin e Fitër Bajramit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori