Festa e Bajramit në Kosovë është shënuar ndryshe krahas herëve tjera. Në shenjë sakrifice dhe besimi ndaj Zotit, besimtarët mysliman agjëruan muajin e shenjtë të Ramazanit, duke e përmbyllur kështu me festën e Fitër- Bajramit. Të shumta ishin thirrjet nga Ministria e Shëndetësisë që për shkak të pandemisë COVID-19, të shmangen vizitat te të afërmit, derisa edhe xhamitë ishin të mbyllura për xhematin.
Edhe pse ndryshe nga se si ishin mësuar ta shënonin këtë festë, qytetarët thonë se kësaj radhe kryesisht kanë qëndruar në shtëpi, duke respektuar masat e institucioneve për shkak të pandemisë me koronavirus.
Qytetari Shemsi Muqiqi tha për KosovaPress, se janë treguar më të kujdesshëm se sa institucionet. Ai thotë se këtë festë e kanë pritur në shtëpi, duke i respektuar rregullat.
“Sikur të ishin qeveritë tona të rregullta siç janë qytetarët, ishim bërë si Zvicra. Qytetarët janë treguar më të kujdesshëm se çdo institucion i Kosovës. Kemi qëndruar në shtëpi, nuk kemi dalë, kemi respektuar rregullat dhe kemi ndërmend të vazhdojmë t’i respektojmë”, tha Muqiqi.
Qytetari tjetër Musli Abazi, thotë se pavarësisht që kjo festë ishte më e zbehtë për shkak te pandemisë koronavirus, ata i kanë zbatuar rekomandimet deri në maksimum.
“I kemi respektuar deri në maksimum, ashtu siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë, nuk kemi pasur kontakt jashtë familjes…Më i zbehtë ka qenë sepse ne e shfrytëzojmë rastin që për Bajram t’i vizitojmë familjet, sepse shumë rrallë po shihemi”, tha Abazi.
Ndërsa për qytetaren, Nyrtena Ahmeti, ky Fiter-Bajrami nuk ka qenë shumë ndryshe herëve tjera, për shkak se siç thotë ajo familjen e ngushtë e ka afër.
“Tek unë kurrgjë. Kemi përgatitur ëmbëlsirat, i kam pasur fëmijët afër ashtu kështu farefisi ka filluar herët të largohet. E dëgjova njërin duke thënë se nuk kanë dashur të vinë, tash koronës po ia lënë fajin. Megjithatë, të shohim çka thonë mjekët dhe ne po i përmbahemi rregullave”, tha Ahmeti.
Ndërsa, Halit Zhjeqi, thotë se populli i Kosovës është në nivelin më të lartë të zbatimit të rregullave të shëndetësisë.
“Nuk ka ardhur askush dhe nuk kemi shkuar askund. Populli është në nivelin më të lartë dhe çdo gjë që vjen nga shëndetësia. Ne e respektojmë edhe Bashkësinë Islame”, tha Zhjeqi.
E derisa në ditën e Fitër-Bajramit në Kosovë nuk u konfirmuar asnjë rast me COVID-19, për herë të parë pas 13 marsit, duket sikur kjo ka relaksuar qytetarët të cilët sot në sheshet dhe rrugët e Prishtinës ishin në një numër më të madh.
Megjithatë, në ditën e parë të Fitër-Bajramit, Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona në qytete të ndryshme, për shkak të mos respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë me koronavirus. Ndërkohë për të njëjtën arsye, janë iniciuar raste ndaj 49 personave të tjerë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje