LAJMI I FUNDIT:

17 të shëruar dhe 21 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

17 të shëruar dhe 21 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 17 pacientë të shëruar në: Shkup-7, Kumanovë-2, Prilep-2, Veles-2, Gostivar-1, Kriva Pallankë-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1.

Në 24 orët e fundit janë kryer 258 teste, ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-12, Kumanovë-3, Shtip-1, Tetovë-5.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.999 persona./Telegrafi/