LAJMI I FUNDIT:

Lana Del Rey reagon ndaj atyre që e quajnë antifeministe

Lana Del Rey reagon ndaj atyre që e quajnë antifeministe
Lana Del Rey (Foto: Robin Marchant/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Këngëtarja e njohur amerikane, Lana Del Rey, thotë se është ofenduese që disa njerëz mendojnë se vargjet e këngëve të saj janë antifeministe. Në këtë mënyrë, 34-vjeçarja ka reaguar ndaj akuzave se tekstet e këngëve të saj janë antifeministe.

Ditë më parë, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se vargjet e këngëve të saj shpesh flasin për marrëdhënie të vërteta emocionale të dhunshme dhe se ato duhet të jenë një temë në muzikë.

“Unë kam qenë e sinqertë për lidhjet plot sfida që kam pasur. Shumë gra kalojnë në marrëdhënie si kjo”, ka deklaruar Lana duke shtuar se ka standarde të dyfishta dhe që yjet si Ariana Grande, Cardi B dhe Beyonce mund të këndojnë për “seksualitetin, duke qenë lakuriq dhe pa i kritikuar askush”.


https://www.instagram.com/p/CAghpnsJ8Sm/

Tekstet e këngëve të Del Rey shpesh flasin për marrëdhënie jo të shëndetshme dhe personazhe ogurzi.

“Babai im është një njeri i keq”, ajo këndon në këngën “Off To The Races”, ndërsa të dashurin e saj në “Ultraviolence ” e quan “vdekjen e natës, sepse ajo është plot helme” – transmeton KP.

Vitet e fundit, këngëtarja është distancuar nga disa këngë të mëparshme dhe madje ka fshirë këngën e “” nga lista për shfaqje, pasi përmban vargje që i referohen personazheve si Harvey Weinstein.

Kritika erdhi edhe nga gazetarja Isabella Castillo, e cila shkroi një tekst në të cilin e përshkroi muzikën e Lana Del Rey si “plot me ide të vjetruara, antifeministe”.

https://www.instagram.com/p/CAjD4-0pViG/

“Pavarësisht nëse ishte qëllimi i saj apo jo, romantizmi i dhunës në familje është territor i rrezikshëm, veçanërisht kur keni një audiencë kaq të re”, kishte shkruar ajo.

Në një postim në Instagram, Del Ray ka këmbëngulur që këngët e saj flasin për realitetin dhe se ka marrëdhënie emocionale të dhunshme në të gjithë botën.

Në fjalën e saj përmbyllëse, këngëtarja shkroi se po hulumtonte tema për dy libra të ardhshëm të poezisë dhe njoftoi daljen e një albumi të ri më 5 shtator.

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori