LAJMI I FUNDIT:

Misteri i rrugës që çon te vila e Kim Jong-Un, aty po ndodhin gjëra të çuditshme  – ka forca të shumta të armatosura

Misteri i rrugës që çon te vila e Kim Jong-Un, aty po ndodhin gjëra të çuditshme  – ka forca të shumta të armatosura

Ndoshta mund t’i ketë bërë përshtypje dikujt pamjet e Kim Jong-Un duke prerë shiritin në një fabrikë, pas lajmeve të shumta se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, por vazhdojnë të qarkullojnë teori të ndryshme për “zhdukjen” e mistershme të tij.

Autoritetet në Korenë e Veriut vazhdojnë të mos deklarohen mbi pretendimet e vazhdueshme se lideri Kim Jong-Un është i sëmurë rëndë apo madje i vdekur, pas një mungese bukur të gjatë dhe mos paraqitjes në opinion, kurse anëtarët e lartë të sigurimit ushtarak pretendojnë se në rrugën  që përdoret ekskluzivisht nga Kim, janë vërejtur aktivitete të çuditshme, transmeton Telegrafi.


“Nga 9 maji komanda qendrore e sigurimit befasisht ka përforcuar kontrollin mbi rrugën që ekskluzivisht përdoret nga lideri që qon në vilën e tij, e të gjitha këto kanë ndodhur gjatë 10 ditëve të fundit”, ka deklaruar një burim për “Daily North Korea.

Po i njëjti burim ka shpjeguar se rruga që përdoret ekskluzivisht nga Kim, mbikëqyret nga dy persona – e në këtë rrugë është vendosur një punkt mbi 50 metra në të cilin janë stacionuar forca të shumta të armatosura që ndërrohen çdo dy orë.

Gjithashtu thuhet se komanda qendrore që përkujdeset për sigurinë e Kim, vazhdimisht po patrullon të pajisur me armë të kalibrit të ndryshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori