LAJMI I FUNDIT:

Bajrami në Gostivar me më pak besimtarë nëpër xhamitë

Bajrami në Gostivar me më pak besimtarë nëpër xhamitë

Festimi i festës myslimane Fitër Bajrami në Gostivar filloi me faljen e Bajramit. Në të gjitha xhamitë e myftinisë së
Gostivarit, falja e Bajramit është zhvilluar me numër të zvogëluar të besimtarëve për shkak të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

Tradicionalisht në xhaminë qendrore, myftiu Shaqir efendi Fetahu iu drejtua besimtarëve të cilët mbanin maska mbrojtëse dhe ishin të sistemuar në distancën e rekomanduar.

Nga myftinia paraprakisht apeluan deri tek besimtarët të mos mblidhen në grupe të mëdha për falje dhe nëse është e mundur, namazet t’i kryejnë në shtëpitë e tyre. Për këto arsye në xhamitë kishte më pak besimtarë, në krahasim me vitet tjera.


Shumica e besimtarëve, pas namazit thanë se festimi i sivjetëm i Bajramit do të kalojë pa vizita tek të afërmit, miqtë dhe familjarët, ndërsa dreka e përbashkët të Bajramit, si pjesë e traditës, do të kalojë në rrethin e ngushtë të familjes.