LAJMI I FUNDIT:

Afrika shënon rekord me afro 3,500 raste me coronavirus brenda një dite

Afrika shënon rekord me afro 3,500 raste me coronavirus brenda një dite

Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga coronavirusi ka arritur në 3,200.

Numri i të sëmurëve me coronavirus është rritur në 107,500, pasi brenda një dite i është shtuar numri rekord prej 3,500 të sëmurëve, transmeton Telegrafi.


Brenda 24 orëve të fundit, në Afrikë janë shënuar edhe 63 viktima, që e ngrenë në 3,245 numrin e përgjithshëm të viktimave në mbarë kontinentin.

Deri më tani, Afrika e Jugut mbetet shteti më i prekur me 21,300 njerëz të infektuar, i ndjekur nga Egjipti me 16,500 raste. Sidoqoftë, Egjipti ka pësuar 735 vdekje, ndërsa Afrika e Jugut ka regjistruar 407 vdekje.

Algjeria ka regjistruar 8,100 raste dhe 592 viktima, Maroku 7,400 raste dhe 198 viktima dhe Tunizi 1,000 raste dhe 48 viktima.

Nigeria në Afrikën Perëndimore e ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve, që arrijnë deri në 221, Sudani në Afrikën Lindore 137 dhe Kameruni në Afrikën Qendrore 159, që tregon nivele të larta rajonale.

Sa i përket shpërndarjen rajonale të coronavirusit, Afrika e Veriut ka pësuar barrën më të lartë me 33,400 raste dhe 1,600 vdekje, Afrika Perëndimore ka regjistruar 28,300 raste dhe 602 vdekje, Afrika Jugore 22,900 raste dhe 429 vdekje, Afrika Lindore 11,600 raste dhe 303 vdekje, derisa Afrika Qendrore 11,200 raste dhe 330 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori