LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron për Fitër Bajramin, në veçanti mërgimtarët që nuk patën mundësi të vijnë në Kosovë

Kurti uron për Fitër Bajramin, në veçanti mërgimtarët që nuk patën mundësi të vijnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videomesazhi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke përmendur faktin se këtë vit po festohet më ndryshe për shkak të panemdisë.

Kurti në veçanti u ka uruar festën bashkatdhetarëve tanë në mërgim që nuk patën mundësi të vijnë për festim në vendlindjen e tyre.


“Kësaj radhe mëngjesi i festës është më ndryshe, e pazakonta e pandemisë u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi i tyre është i madh”, ka thënë Kurti.

Mesazhi i plotë i Kurtit:

“Për një muaj në iftar e në syfyr keni shtruar sofrën duke ndarë kafshatën me lutje e shpresë për një agjërim të pranueshëm.

Festa e Bajramit është festë gëzimi, në të cilën mblidhen familjarët e miqtë për urime.

Kësaj radhe, mëngjesi i festës është më ndryshe.

E pazakonta e pandemisë, u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla por që kontributi i tyre është i madh.

Edhe pse jeni privuar nga lutjet tuaja në xhami, mirëkuptimi që e keni përcjellë është angazhim i solidaritetit për ruajtjen e shëndetit të secilit prej nesh.

Në veçanti sivjet ua uroj Fitër Bajramin bashkatdhetarëve tanë në mërgim që nuk patën mundësi të vijnë për festim në vendlindjen e tyre.

Ata vazhdojnë të na ndihmojnë aq shumë.

Të gjithë ne, të gjithë atyre ju kemi borxh përjetë.

Nëse dikur festonim bashkë, sot po festojmë vetëm nëpër shtëpitë tona me kujdes të shtuar e disiplinë.

Paçit mbarësi e mirësi, harmoni e begati në familjet tuaja.

Urime Festën”, ka uruar kryeministri në detyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori