LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier kërkon nga qeveria që të fillojnë me stërvitje në grup

Liga Premier kërkon nga qeveria që të fillojnë me stërvitje në grup
Manchester United - Newcastle United. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Liga Premier ka bërë kërkesë në qeverinë angleze, ku kërkon që të nis nga java e ardhshme me stërvitje të përbashkëta në klube, në mënyrë që rifillimi i kampionatit të përshpejtohet.

Synimi i ligës angleze të futbollit është që Liga Premier të rikthehet në mesin e muajit qershor, konkretisht në datën 12.

Sipas “The Times”, Liga Premier është në pritje të protokollit të masave për rinisjen e stërvitjes normalisht në të gjitha klubet, që do të prezantohet ditën e mërkurë në datën 27 maj dhe pas aprovimit seancat do të zhvillohen normalisht duke nisur nga data 28 maj.


Kevin De Bruyne . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Protokolli do të shpjegojë se si stërvitja mund të rinisë normalisht me kontakte në lojë mes lojtarëve, në mënyrën më të sigurt të mundshme që futbollistët apo stafet e klubeve mos të rrezikojnë infektimin me COVID-19.

Në momentin që qeveria angleze do të prezantojë protokoll, ai do të shqyrtohet edhe nga konsulenti mjekësor i Ligës Premier si dhe drejtori Richard Garlick.

Më pas do të kërkohet edhe aprovimi i të gjithë lojtarëve, të cilët do të duhet ta firmosin këtë protokoll.

Pamje nga ndeshja Manchester United – Watford (Foto: Richard Heathcote/Getty Images)

Data për rikthimin e futbollit në Angli është përcaktuar 12 qershori, teksa në Ligën Premier kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje. /Telegrafi/