LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka: Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë

Xhaçka: Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se për herë të parë do të dërgojnë në Kosovë një ekip Komando, i cili do të shërbejë në KFOR.

Xhaçka ka thënë se “në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë”.


“Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19. Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook./Telegrafi/