LAJMI I FUNDIT:

Lennox Lewis ndjek shembullin e Mike Tyson, përfshihet në biznesin e marihuanës

Lennox Lewis ndjek shembullin e Mike Tyson, përfshihet në biznesin e marihuanës
(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Legjenda britanike e boksit, Lennox Lewis, ka ndjekur shembullin e Mike Tysonit duke investuar në një fermë legale të kanabisit për përdorim mjekësor.

54-vjeçari ka investuar një shumë të madhe parash në një kompani kanadeze që prodhon kanabis për nevoja mjekësore.


‘Iron Mike’ e ka nisur biznesin e marihuanës në rançin e tij në Kaliforni duke kursyer kështu edhe dhjetëra mijëra dollarë që i shpenzonte për të tymosur vet marihuanë.

Ish-kampionët e botës në kategorinë e peshave të rënda, Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Evander Holyfield (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ndërsa, Lewis ka vendosur që biznesin e tij ta përqendrojë te kompania kanadeze, New Maple Holdings Ltd, e cila është e përfshirë në tregun global për kanabisin medicinal.

“Është gjë ë bukur të jesh pjesë e një ekipi që do të sjellë një rang produktesh të kanabisit medicinal për shumë njerëzit anembanë botës që vuajnë nga sëmundje të tilla, si tronditjet, pagjumësia dhe lëndimet e vjetra sportive e deri te kanceri”, ka thënë Lewis.

Para se të pensionoheshin nga boksi, Tyson dhe Lewis kanë qenë kampionë të padiskutueshëm të botës në kategorinë e peshave të rënda.

Ata u ndeshën me njëri-tjetrin në qershor të vitit 2002, kur Lennox e mposhti me nokaut boksierin që njihej si ‘Njeriu më i keq në planet’ (‘Baddest Man on the Planet’). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori