LAJMI I FUNDIT:

Nga darat e deri te sharra elektrike, mjekët përdorën të gjitha veglat e punës për t’ia hequr unazën që i kishte ngecur në gisht tajlandezes

Nga darat e deri te sharra elektrike, mjekët përdorën të gjitha veglat e punës për t’ia hequr unazën që i kishte ngecur në gisht tajlandezes

Infermier dhe mjekë kanë përdorur pothuajse të gjithë veglat e mundshme të punës, për t’ia hequr nga gishti unazën një vajze të re të cilës i kishte ngecur.

Një ekip ekspertësh ishin telefonuar pasi Benjapa Kansum, 18-vjeçe nga Tajlanda kishte një hall të madh – unaza i kishte ngecur në gisht se nuk po mundej assesi ta hiqte, transmeton Telegrafi.

Ata i shfrytëzuan të gjitha metodat, duke filluar nga ato më popullore siç është lyerja e gishtit me kremra të ndryshme, darat e deri te sharra dhe pajisjet tjera më të rënda, që përdoren në ndërtimtari e në veçanti në prerjen e hekurit.


Kjo vajzë u detyrua t’i kalojë e ulur plotë tri orë, derisa ekspertët e fushës në fund arritën t’ia heqin nga gishti unazën, madje brohoritën dhe duartrokitën për këtë moment. /Telegrafi/