LAJMI I FUNDIT:

Fqinjët të zemëruar me David Beckhamin, parkoi veturën keq dy herë brenda dy javëve

Fqinjët të zemëruar me David Beckhamin, parkoi veturën keq dy herë brenda dy javëve

David Beckham është fotografuar teksa ka parkuar veturën e tij në vijën e dyfishtë të verdhë, në Cotswolds për herë të dytë radhazi brenda pak jave.

David, 45 vjeç, aktualisht është duke u izoluar në pronën e tij në zonën piktoreske me gruan Victoria Beckham dhe tre fëmijët e tyre, shkruan The Sun.


Por disa nga banorët e zonës mund të mos jenë shumë të lumtur kur kuptojnë zakonet e parkimit të Davidit, kur ai kthehet pasi ka dalë jashtë për të blerë ushqime.

Babai i katër fëmijëve u fotografua javën e kaluar jashtë një dyqani me veturën e tij të zezë të tipit Land Rover Defender, duke parkuar në vijën e dyfishtë të verdhë jashtë dyqanit.

Një vijë e dyfishtë e verdhë nënkupton që nuk lejohet asnjë parkim në çfarëdo lloj rrethanash, duke nënkuptuar që aty shoferët janë të lejuar vetëm të ndalojnë për ngarkimin, shkarkimin dhe pasagjerët që hyjnë ose dalin nga automjeti.

Gjithashtu ata duhet me shenjë të specifikojë kufizimet kohore ose sezonale.

Ngasësit që thyejnë të tilla rregulla si David Beckham rrezikojnë të marrin një gjobë prej 70 funtesh nëse kapen, por kjo mund të ulet me 50 për qind të shumës nëse paguhet brenda 14 ditëve.

Udhëtimi i fundit për blerje të gjërave ushqimore të David Bekchamit vjen 10 ditë pas momentit kur u fotografua me vajzën e tij në shëtitje, ku nuk kishte vënë rripin e sigurimit dhe kishte parkuar njashtu në vijën e verdhë të dyfishtë, duke hkelur rregullat.

Jo pak herë Beckham është dënuar me gjoba të komunikacionit, pasi më parë ai ishte gjobitur edhe për përdorimin e celularit gjatë vozitjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori