LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kryejnë bastisje

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kryejnë bastisje
Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të godasin kontrabandën në këtë Qendër të Paraburgimit.

“Me të pranuar informacionin oficeret korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje e dhomës B1, në të cilën ishin të vendosur katër të paraburgosur.


Bastisja ka rezultuar pozitive, në komodinën plastike në një pjesë të kamufluar janë gjetur dy telefona mobil të tipit Iphone 5 dhe një karikues.

Pas intervistimit të të paraburgosurve të kësaj dhome, të njëjtit janë veçuar deri në hetimin e rastit, si dhe janë iniciuar procedura disiplinore ndaj tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori