LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 me kulm të hapur, duket shumë më mirë se që është menduar

Tesla Model 3 me kulm të hapur, duket shumë më mirë se që është menduar

Dukja e kësaj makine me kulm të hapur, është shumë më e mirë se që pritej

Të gjithë ata që mendojnë se Tesla Model 3, është vetëm një makinë që mbushet me rrymë dhe praktike, tani mund të bëjnë diçka më shumë, që t’ia ndryshojnë edhe dukjen, transmeton Telegrafi.

Newport Convertible Engineering është kompania që për 37 vite merret me largimin dhe përshtatjen e kulmeve të makinave, ndërsa deri më tani është e njohur për modifikimet që i ka bërë në një Bentley Mulsanne dhe Mercedes-AMG G63.


Kjo kompania merret edhe me makina të blinduara, por këtë herë ka punuar në një Tesla Model 3, duke ia larguar kulmin e zakonshëm dhe t’ia përshtatë me një mbulesë të butë që e mbyllë në tërësi.

Megjithëse gjithçka duket e thjeshtë, nuk është aq e lehtë që të largohet një kulm, si dhe të përshtate mbulesa, në mënyrë që të mos hyjë asgjë brenda kur është e hapur, ndërsa kur hapet të paloset sa më mirë prapa ulëseve të pasme.

Gjithë ky ndryshim, ka bërë që kjo makinë të duket shumë më mirë se që është menduar më herët, se do të dukej sikur nuk do të kishte kulm.

Largimi i kulmit, ia ka lehtësuar edhe peshën këtij Tesla Model 3, andaj pritet që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë më shpejtë se 3.2 sekonda, derisa autonomia t’i rritet më shumë se 480 kilometra. /Telegrafi/