LAJMI I FUNDIT:

AKK kërkon nga Ministria e Bujqësisë të bëjë rishikimin dhe vlerësimin e listave refuzuese për disa fermerë

AKK kërkon nga Ministria e Bujqësisë të bëjë rishikimin dhe vlerësimin e listave refuzuese për disa fermerë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa që të bëjë rivlerësimin e listave të fermerëve që janë në listat refuzuese për shkak mosnjohjes nga ana e tyre të disa procedurave ankimore për subvencionime.

“Fermerët e komunave të Kosovës ashtu siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ 03/2018 kanë aplikuar për pagesa direkte – subvencione të cilat si procedurë kryhen në komuna, respektivisht në drejtoritë përkatëse komunale. Zyrtarët komunalë nga evidencat dhe vizitat e tyre në teren këtë vit kanë vërejtur një rënie të numrit të aplikacioneve në komuna. Komunat gjithashtu kanë identifikuar që fermerët lider dhe një numër i tyre edhe pse fermer më të mirë, për arsye të ndryshme tani gjenden në listën e zezë duke u bazuar në raportet e inspektorëve të MBPZHR-së”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Njoftimi i plotë:


Asociacioni i Komunave të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Besian Mustafa për rishikim të kritereve dhe rivlerësim i listave të fermerëve që janë në listat refuzuese për shkak mosnjohjes nga ana e tyre të disa procedurave ankimore për subvencionime.

Në letrën e AKK-së, nënshkruar nga Zv.Kryetari z.Xhafer Gashi thuhet:

“Si rezultat i gjendjes së krijuar me COVID 19 dhe mbylljes së tregjeve, fermerët kosovar kanë pësuar mjaft shumë dëme në aspektin financiar, si pasojë e kësaj pandemie, produktet e tyre bujqësore nuk kanë mundur të plasohen në tregjet e gjelbërta, të eksportohen jashtë vendit, të i furnizojnë restaurantet, hotelet apo shfrytëzuesit e tjerë të produkteve bujqësore. Pasojat nga vështirësitë e krijuara nga situata me COVID 19 kanë ndikuar në investimet e bëra nga fermerët, e të cilat investime nuk kanë rezultuar në fitim për ta.

Fermerët e komunave të Kosovës ashtu siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ 03/2018 kanë aplikuar për pagesa direkte – subvencione të cilat si procedurë kryhen në komuna, respektivisht në drejtoritë përkatëse komunale.
Zyrtarët komunalë nga evidencat dhe vizitat e tyre në teren këtë vit kanë vërejtur një rënie të numrit të aplikacioneve në komuna. Komunat gjithashtu kanë identifikuar që fermerët lider dhe një numër i tyre edhe pse fermer më të mirë, për arsye të ndryshme tani gjenden në listën e zezë duke u bazuar në raportet e inspektorëve të MBPZHR-së.

Fermerët e mirë janë profesionist në punën e tyre, por nuk i njohin mjaftueshëm procedurat burokratike të shfrytëzimit të së drejtës për ankesë dhe rrjedhimisht ndodhen në listën e zezë të ministrisë. Si rrjedhojë, fermerët janë përjashtuar më shumë se sa për vitin aplikues.
Duke pasur parasysh argumentet e lartëcekura, ne si AKK kërkojmë nga Ju që të bëhet një rishikim i kritereve dhe rivlerësim i këtyre listave në mënyrë që të i’u ndihmohet fermerëve që të kalojnë vështirësitë e krijuar për veprimtarinë e tyre me probleme shtesë të krijuara edhe nga pasojat e pandemisë.

Ju lutemi të rishikohen edhe gabimet e mundshme të shkaktuara edhe për arsye të defekteve kadastrale e pa qëllim të fermerëve në mënyrë që të mos pasojnë si aplikues, e ku parashihet një përjashtim afatgjatë siç është paraparë në bazë të listës së zezë.
Shpresojmë që kjo kërkesë e jonë të merret në konsideratë nga ana e juaj dhe të kemi një përgjigje e cila do të jetë në favor të zhvillimit të veprimtarisë bujqësore në komuna”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori