LAJMI I FUNDIT:

Infermieria ruse punoi me të brendshme në spital, i ofrojnë punë si modele

Infermieria ruse punoi me të brendshme në spital, i ofrojnë punë si modele

Janë shfaqur sot pamjet e para të infermieres ruse që u penalizua dje për shërbimin ndaj pacientëve të coronavirusit vetëm me të brendshme dhe veshje mbrojtëse transparente.

Infermierja 23-vjeçare e identifikuar vetëm si Nadia, ka marrë një valë të gjerë mbështetjeje online, madje dhe kërkesa që shefat e saj në spital të heqin vendimin disiplinor kundër saj, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.


Infermierja punon në një spital kryesor në qytetin rus Tula, dhe pretendoi se ajo kishte veshur një “kostum noti” poshtë fustanit sepse pajisjet mbrojtëse ishin shumë të nxehta.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtorja e kompanisë së veshjeve të brendshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva tha sot se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj: “Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”.

Imazhet që e tregonin Nadian duke shërbyer me veshjen mbrojtëse transparente, janë shpërndarë në të gjithë globin.

Infermierja që ka studiuar në shkollën mjekësore të Ryazan, u disiplinua për ‘mos-zbatim të kritereve të veshjes mjekësore’.

Ajo vetë deri tani nuk ka komentuar mbi zhurmat. Miqtë e saj thonë se është e trembur mos humbasë vendin e punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori