Shtëpitë që janë dëshmi e fortë e sakrificës së familjes Jashari dhe simbol i lirisë për shqiptarët e Kosovës, arritën të qëndrojnë në këmbë edhe kur mbi to, në marsin e vitit 1998, u hodhën predha nga pushtuesi serb.
Megjithatë, paradoksi është se 22 vjet pas asaj beteje të përgjakshme e sakrifice, tashmë në kohë paqeje, këto dëshmi rrezikojnë të shemben.
Lënia në këtë gjendje e kullave të Jasharëve në Prekaz, sidoqoftë, nuk i pengoi rreth 13 milionë vizitorë që ta shprehin admirimin e tyre ndaj veprës së burrave, grave e fëmijëve të kësaj familjeje.
Konservimi i këtyre kullave ishte planifikuar të niste në vitin 2019, kur me vendim të qeverisë Haradinaj, ishte themeluar një komitet ndërministror. Por, proceset e mëpasshme politike si dorëheqja e Haradinajt, zgjedhjet e tani virusi, bënë që ky komitet të mos punojë.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se investime ka pasur, por që janë bërë në formën e gabuar. “Është nis nga fushat nga varrezat të cilat nuk kanë pasur ku të shkojnë, dhe janë lanë kullat, pra të cilat në çdo ditë, çdo sekondë edhe tash kur po flasim mund të shemben, e pastaj me u pendu të gjithë ne”, u shpreh Jashari për RTK-në.
Mungesa e një projekti dhe situata politike rezulton se ishte problem kryesor që kullat të mos konservohen. Kështu thotë drejtori I Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.
“Vonesa në projekt nuk është problem i mjeteve, por Ligji i cili e ka paraparë krijimin e komiteti dhe ky komitet po mbete peng i politikave ditore, dhe mos-funksionalitetit të qeverisë”, thotë Zogaj.
Menjëherë pas luftës ishte krijuar një projekt për ruajtjen e përkohshme të kullave. Por nga ajo kohë nuk është bërë shumë, aq sa edhe një nga arkitektët që ndihmoi në hartimin e atij projekti, të shpreh zhgënjimin e saj.
“Atëherë janë dhënë masat emergjente, që janë planifikuar për konsolidimin e situatës përkohësisht, për 2-3 vite. Gjendja është shumë e rëndë teknike, e amortizuar sepse ndërtesa ka pasur goditje të mëdha, dhe ka mujt me duru. Çuditem për faktin se si po qëndron ende”, shprehet Xhejlane Hoxha.
Qeveria në detyrë nuk ka kthyer përgjigje nëse planifikon ta funksionalizojë sërish komitetin e krijuar vitin e kaluar.
Në vitin 2018 Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për Kompleksin Adem Jashari. Sipas këtij ligji, përgjegjës për projektin e kompleksit është komiteti ndërministror i krijuar nga Qeveria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje