LAJMI I FUNDIT:

Shënohen vetëm 5 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shënohen vetëm 5 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetë pesë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Shqipëri, ku tre raste janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Ndërkohë janë 13 të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërsa 80 për qind e të prekurve tashmë janë të shëruar.


Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dha detajet:

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80 për qind janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, njofton Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori