Edita Tahiri që dikur drejtonte bisedimet me Serbinë në Bruksel, thotë se parimi i reciprocitetit ekziston në të gjitha marrëveshjet e Kosovës me Serbinë në kohën sa ajo ka qenë kryenegociatore.
Sipas saj, Kurti është dashur të respektojë reciprocitetin e përfshirë në ato marrëveshje, dhe në atë mënyrë nuk do të cenohej partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.
Në një intervistë për KosovaPress, ish-ministrja për dialog thotë se Vetëvendosjes i mungon kultura e bashkëpunimit dhe se nuk ka aftësi diplomatike për të ruajtur marrëdhëniet ndërkombëtare.
Duke folur për rrëzimin e qeverisë dhe përpjekjen e partive politike për të formuar një qeveri të re, Tahiri thotë se duhet pritur dhe respektuar në plotëni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Tahiri thotë se zhvillime të tilla politike nuk është dashur të ndodhin në kohë të pandemisë, ndërkohë shton se është treguar mungesë e përvojës në qeverisje dhe se Vetëvendosje nuk ka traditë bashkëpunimi.
“Çdo qeveri i meriton 100 ditë për t’u dëshmuar, mirëpo këtu u tregua mungesë e përvojës në qeverisje dhe partia që i fitoi zgjedhjet, Vetëvendosje nuk ka pasur traditë të bashkëpunimit me partitë e tjera sepse kanë qenë vazhdimisht të pozicionuar kundër çdo gjëje, dhe kjo iu hakmor Vetëvendosjes kur erdhën për të qeverisur bashkë me të tjerët sepse u ka munguar kultura e bashkëpunimit ndërqeveritar dhe u ka munguar kultura e partneritetit, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në planin ndërkombëtar. Ata ishin të koncentruar gjithmonë të fushatat e veta, të grumbullimi i votave, por ja që në demokraci nuk mjafton vetëm të fitosh votat, por pastaj duhet të kesh aftësi për të qeverisur dhe u pa që nuk e kanë, besoj do ta mësojnë për të ardhmen”, thotë Tahiri.
Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë thotë se Vetëvendosje nuk ka treguar aftësi diplomatike për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sipas saj, platformat e mëhershme të këtij subjekti, u janë bërë pastaj pengesë për qeverisje efektive.
“Kanë qenë kundër dialogut të Brukselit dhe pastaj nuk kanë mundur të thirren në rezultatet e Brukselit, por në politikë gjërat duhet të shkojnë me një mençuri politike dhe duhet të dihet pra një lloj notimi në ujërat ndërkombëtar, kjo qeveri nuk po shoh që ka aftësi diplomatike për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet ndërkombëtarë. Janë larg, e di që nuk kanë qenë kurrë në qeveri dhe i kuptoj por ato platformat e përparshme që i kanë pasur për vota, tani ju kanë kthyer në pengesa për të bërë qeverisje efektive”, thotë ajo.
Ish-ministrja për dialog thotë se qeveria është dashur të thirret në çështjet e reciprocitetit në marrëveshjet e Brukselit që janë nënshkruar në kohën sa ajo e ka udhëhequr këtë proces.
“Të çështja e reciprocitetit, ky parim ekziston në të gjitha marrëveshjet sa kam qenë unë kryenegociatore bashkë me dy qeveritë dhe Kurti nuk do të binte ndesh me faktorin ndërkombëtar as me Amerikën, po t’u thoshte të respektohet reciprociteti i përfshirë në marrëveshjet, sepse janë marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk do të cenohej partneriteti me amerikanët”, thotë Tahiri.
Ajo flet edhe për 1 mijë testet që Serbia i dërgojë në Kosovë për t’u marrë mostrat personave që dyshohen të jenë të prekur me koronavirus, për çka thotë se Vetëvendosje nuk është dashur të pranojë diçka të tillë.
Sipas saj, kur është fjala për çështje humanitare nuk duhet të shikohen implikimet politike, por thotë se Vetëvendosje dikur ka kundërshtuar ashpër çdo gjë që vinte nga Serbia.
“Nëse nisemi nga doktrina e Vetëvendosjes dhe një parulle e njohur e tyre, prodhime vendore, vet fjalën e kanë pasur që mos të merret asgjë nga Serbia, madje një kohë sa unë isha kryenegociatore i rrokullisnin kamionët e Serbisë, erdhën në pozitë prej Serbisë me i marrë këto. Kjo më tepër çështje e tyre për të parë që nuk është mirë të përdoret makiavelizmi në formën ekstreme dhe pastaj të të kthehet bumerang, po të isha unë në vendin e tyre kurrsesi nuk kisha pranuar për shkak se kanë pasur parullën prodhime vendore, pra ranë në kundërshtim me njeri-tjetrin. Kur janë çështjet humanitare, jam e mendimit që nuk duhet të politizohen gjërat”, thotë ajo.
Ish kryengociatorja Edita Tahiri thotë se jo stabiliteti politik në Kosovë ka qenë i panevojshëm në këtë kohë të përballjes me pandeminë COVID-19.
Ajo thotë se vëmendja ka shkuar në çështjet e pushtetit duke u larguar nga shëndeti i qytetarëve në luftën kundër coronavirusit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025