Gripi i Hong Kongut H3N2 “galopoi” në valë për më shumë se një vit, por askush nuk i kishte zbatuar masat mbrojtëse.
Pikërisht para 52 viteve, më saktësisht në vitin 1968, bota ishte goditur nga një grip i ri vdekjeprurës që ishte zbuluar në Kinë dhe në mënyrë automatike ishte “bartur” në Hong Kong, dhe për këtë arsye ka marrë këtë emër derisa është përhapur edhe në pjesë tjera të botës me shpejtësi të madhe.
Pandemia e H3N2 ka ngjashmëri të habitshme me coronavirusin SARS-CoV-2. Të dy viruset përhapen shpejtë dhe në mënyrë agresive, duke shkaktuar simptoma në traktin e sipërm të kanaleve të frymëmarrjes si ethe, kollë dhe mungesë të frymëmarrjes së mjaftueshme, transmeton Telegrafi.
Më së keqi e pësojnë personat mbi moshën 65-vjeç dhe ata me sëmundje tjera kronike, kështu krijojnë një lloj “aftësie” për të infektuar persona të gjitha moshave.
Vala e parë e gripit të Hong Kongut kishte përfunduar në fillim të muajit mars në vitin 1969, dhe nuk shpërtheu sërish deri në dhjetor të njëjtit vit, kurse përfundimisht është zhdukur në vitin 1970.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA dhe Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi H3N2 siç është emërtuar nga profesionistët, ua ka marrë jetën 4 milionë njerëzve në 122 vende të botës.
Në Evropë është përhapur në dy valë të ndryshme, derisa në SHBA, vdekjet kanë tejkaluar shifrën prej 100 mijë viktimave.
Pavarësisht peshës së pandemisë, shkollat në SHBA nuk ishin mbyllur, përveç disave për shkak të numrit të madh të mësimdhënësve të sëmurës, madje as maskat për fytyrë nuk i kanë konsideruar të nevojshme e lëre më që distanca fizike sociale as që është respektuar.
Besohet se “gripi i Azisë” nga viti 1957 kishte mundësuar krijimin e pandemisë së “gripit të Hong Kongut”, përmes një procesi të quajtur “ndryshimi i antigjeneve”.
Gjatë këtij procesi ndodhin modifikime të vogla të gjenit të grupit të virusit, shkakton reaksion të sistemit imunitar të njeriut. Me këto ndryshime shpjegohet se pse njerëzit preken shumë herë nga gripi.
Jeta ka vazhduar normalisht, pa pompozitet, pavarësisht që New York Times këtë pandemi e kishte përshkruar si “një nga më të këqijtë në historinë e këtij kombi”, kurse deri në shtator të po atij viti mijëra marinsa ishin kthyer nga lufta e Vietnamit.
Edhe pse gripi deri në dhjetor të vitit 1968 arriti kulmin, të gjitha aspektet e jetës janë zhvilluar pa problem dhe panik. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, askush nuk brengosej.
Është interesant se si lajmet për virusin janë shfaqur rrallë në ballinat e gazetave ndërkombëtare e lëre më nëpër televizione as që është përmendur. Ishin kohë krejtësisht tjera, ku temat e ndryshme mbizotëronin në lajme: Njeriu i Parë në Hënë, politika e atentatit mbi Robert Kennedy dhe Martin Luther King, luta në Vietnam… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025