LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari dhe Dukagjini kërkojnë që futbollistët e Superligës të testohen për coronavirus para rinisjes së kampionatit

Flamurtari dhe Dukagjini kërkojnë që futbollistët e Superligës të testohen për coronavirus para rinisjes së kampionatit

Dy klubet e Superligës, Flamurtari dhe Dukagjini, ka bërë thirrje që futbollistët dhe stafet e klubeve të testohen para rinisjes së kampionatit.

Kjo po ndodh pas testimit pozitiv me coronavirus të futbollistit të Dritës, Izair Emini.


Ka qenë fillimisht Drita që ka kërkuar testimin, ndërsa kësaj kërkuese i është bashkuar edhe Flamurtari dhe Dukagjini.

“Pas lajmit se një futbollist i Dritës ka dal pozitiv me COVID-19, jemi të detyruar që autoriteteve të futbollit dhe institucioneve shtetërore, të ju drejtohemi me kërkesë që të gjithë anëtarët në klube të futbollit të testohen për COVID-19 pasi që është marrë vendimi për vazhdimin e kampionatit. Ata që e kanë marrë këtë vendim le ta bëjnë edhe hapin tjetër, atë të testimit të futbollistëve dhe stafit të klubeve, sepse ekziston një rrezik permanent”.

“Nëse vendimmarrësit janë udhëhequr me faktin se futbolli ka vazhduar në Gjermani, atëherë le të na bëjnë të ndihemi si gjermanë duke I bërë testimet për COVID-19. Futbollistët nuk janë njerëz të rendit të dytë e futbolli nuk është vetëm lojë si e konsideroni ju, por është punë e rëndë fizike e psikike. Kërkojmë që pa testime të mos vazhdohet kampionati, sepse rreziku është permanent”, është shkruar në komunikatën e Flamurtarit.

Në anën tjetër Dukagjini që është i fundit në renditje dhe me pak gjasa për mbijetesë po ashtu ka reaguar.

Sipas tyre duhet të bëhen testime dhe se vendimi për rinisje ka qenë i ngutur.

Futbolli në Kosovë do të rifillojë muajin e ardhshëm, ndërsa stërvitjet kanë filluar këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori