LAJMI I FUNDIT:

Nga Vetëvendosje presin që Prokuroria të merret seriozisht me kërcënimin ndaj Kurtit  

Nga Vetëvendosje presin që Prokuroria të merret seriozisht me kërcënimin ndaj Kurtit  

Të martën mbrëma kryeministri në detyrë Albin Kurti publikoi në profilin e tij në “Facebook” një kërcënim që thotë se e ka marrë nga “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk e dinë kush qëndron prapa këtij grupi por që prokuroria duhet të veprojë menjëherë.

“Tashmë Prokuroria duhet të merret seriozisht me këtë çështje sepse fundja është kërcënuar Kryeministri i Republikës së Kosovës. Me intensitetin më të lartë të mundur Prokuroria duhet të merret me këtë çështje. Normalisht se ne nuk e dimë kush qëndron prapa këtij grupi”, deklaroi për RTV Dukagjinin Arbër Rexhaj, përcjell Telegrafi.


Rexhaj thotë se përmes kësaj letre nuk është kërcënuar vetëm Kurti, por që ka qenë kërcënim edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese pasi përmendet edhe data 29 maj.

“Njëkohësisht ky ka qenë kërcënim edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese sepse aty përmendet data 29 maj. Autorët e këtij krimi dhe këtij kërcënimi të vendosen para drejtësisë”, deklaroi më tej Rexhaj.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se duhet konsultuar me organet e sigurisë për të parë sa është serioz ky kërcënim.

Ndërkohë zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në reagimin e tij thotë se kjo mund të jetë një sajesë nga vet kryeministri Kurti “për të mbjellë panik e pasiguri te qytetarët duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”

Edhe KMDLJ ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e rastit në fjalë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori