LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e huaj në Maqedoni kërkojnë ndihmë për subvencionet nga shteti

Investitorët e huaj në Maqedoni kërkojnë ndihmë për subvencionet nga shteti

Investitorët e huaj në vend kërkojnë që qeveria t’u sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për ndërmarrjet e mëdha eksportuese dhe t’u sigurojë atyre ndihmë ose grante të pakthyeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata e Kompanive të Huaja me Prodhim të Avancuar Teknologjikisht i dërgoi një letër Kryeministrit Oliver Spasovski, zv. kryeministres Mila Carovska dhe Ministrave të Ekonomisë dhe Financave Bekteshi dhe Angelovska, në të cilën, përveç disa kërkesave, ata paraqitën propozime për ndihmë për këto kompani.

Kompanitë eksportuese japin shembullin e subvencionimit të pagave të punonjësve në ndërmarrje të mëdha në Poloni, ku 40 përqind e kostove mbulohen nga shteti dhe 60 përqind nga vetë kompania. Në Gjermani, raporti është 60 përqind shteti, 40 prej vetë kompanive.


“Pas shembullit të vendeve të tjera, duhet të aplikohet një model i bashkëfinancimit të një pjese të shpenzimeve për pagat e punonjësve në eksportuesit e mëdhenj industrialë, pra 50% e shpenzimeve totale bruto për pagat e punonjësve. Shuma maksimale për ndihmë financiare është e kufizuar në 50.000 denarë për punonjës. Masa të zgjasë deri në shtator”, janë propozimet e tyre konkrete.

Ata kërkojnë që masat të vazhdojnë edhe pas majit dhe të zbatohen për ndërmarrjet më të mëdha që punësojnë mbi 250 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori