LAJMI I FUNDIT:

Shërohen nga coronavirusi tetë persona në Mitrovicë

Shërohen nga coronavirusi tetë persona në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se tashmë janë shëruar nga coronavirusi tetë persona nga kjo komunë.

Bahtiri ka thënë se ditën e premte do të bëhet ri-testimi edhe i personave tjerë të cilët janë infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në këtë Natë të Kadrit, Allahu ka dashtë të na gëzoj me këtë lajm të mrekullueshëm.  Pas testimit të dytë, sot është konfirmuar shërimi i 8 personave nga Mitrovica që ishin të infektuar me coronavirusin COVID-19, të cilët i përkisnin grupit të parë të personave që kishin rezultuar pozitiv. Të premten do të bëhet testimi edhe i personave tjerë që do t’i bëjnë 14 ditë nga data e infektimit, e të cilët shpresojmë dhe besojmë që do të shërohen plotësisht”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.


Ndryshe, në Kosovë numri i personave të infektuar me coronavirus ka arritur në 989 numri, kurse i të shëruarve në 769, ndërsa 29 persona kanë humbur jetën./Telegrafi/