LAJMI I FUNDIT:

Nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë, transportuesit e udhëtarëve në Anamoravë hyjnë në grevë

Nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë, transportuesit e udhëtarëve në Anamoravë hyjnë në grevë

Pronarët e kompanive të transportit të udhëtarëve për rajonin e Anamoravës nuk po e respektojnë vendimin e djeshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, për operim me kufizime.

Ata që nga sot kanë hyrë në grevë, për shkak se sipas tyre, operimi me kufizime u shkakton humbje.

Kryetari i Shoqatës së transportit të udhëtarëve Anamorava, Rexhep Sejdiu, ka thënë për Mediafokus.info se nuk mund të kthehen në punë, pasi sipas tij, kjo nuk është e leverdishme në këtë fazë.


“Kushtet që na janë vënë nga Ministria e linjës për neve janë humbje e trefishtë. Obligimi i dezinfektimit të autobusëve tri herë ne ditë, operimi me kapacitet të udhëtarëve prej 50 për qind dhe pajisja me maska e dezinfetues, për neve janë të papërballueshme”, ka thënë ai për Mediafokus.info.

Gjatë ditës ka operuar vetëm kompania Mimoza 93, por që sipass Sejdiut, edhe ajo nga e mërkura do t’i nënshtrohet grevës.

“Vendimin e kemi marrë me vonesë, jemi njoftuar përmes internetit, pra Shoqatës nga Prishtina. Ata vendimin e kanë bërë ad hoc pa u konsultuar me neve fare. Ne jemi 47 kompani që operojmë në Anamoravë me rreth 450 të punësuar. Plus asaj, nuk jemi subvencionuar fare”, ka thënë ai.

Ndëkohë, kryeshefi i ndërmarrjes Stacioni i Autobuëve në Gjilan, Avni Hajrullahu, ka thënë se si ndërmarrje janë të gatshëm t’iu ofrojnë shërbime kompanive, duke respektuar rekomandimet e IKSHP për mbrojtje nga Covid-19

Ndryshe, kryetari i Shoqatës së transportit e udhëtarëve Anamorava, Rexhep Sejdiu, ka thënë se do të vazhdojnë me grevë, deri në një vendim të përshtatshëm për ta nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori