LAJMI I FUNDIT:

Sot në Kosovë, 15 të shëruar dhe vetëm një i infektuar me COVID-19

Sot në Kosovë, 15 të shëruar dhe vetëm një i infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot është konfirmuar vetëm një rast i ri COVID-19 në vendin tonë, kurse 15 të infektuar janë shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR sot janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, me SARS-CoV-2 është konfirmuar vetëm një rast, përcjell Telegrafi.


Pas rastit të konfirmuar sot, ka arritur në gjithsej 989 numri i të infektuarve, kurse i të shëruarve në 769  dhe gjithsej 29 raste të vdekjes të infektuarve me virusin COVID-19, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Komunikata e IKSHPK:

“PESËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec).

Sot më 19 maj 2020, janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori