LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Vardarkar: Irlanda mbetet mbështetës i ynë i madh

Spasovski-Vardarkar: Irlanda mbetet mbështetës i ynë i madh

Irlanda mbetet mbështetës i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë e saj është e gatshme ta ndajë përvojën se si anëtarësimi në BE i ndihmoi Irlandës ta zhvillojë ekonominë e vet dhe të jetë ndër më të fortat në BE.

Këtë, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, e ka thënë kryeministri irlandez, Leo Varadkar në bisedë telefonike me kryeministrin Spasovski, njofotn Telegrafi Maqedoni.


Kryeministri Varadkar uroi Qeverinë për punën në kushte pandemie me Covid-19, si dhe për anëtarësimin në NATO dhe vendim pozitiv të BE-së për nisjen e bisedimeve.

Sipas njoftimit, kryeministri Spasovski ka falënderuar për përkrahjen e sinqert nga Irlanda dhe potencoi se Maqedonia e Veriut pret kornizë negociuese në qershor. Ai kërkoi mbështetje për fillim më të shpejtë të bisedimeve. Spasovski ceku përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e marrëveshjeve bilaterale me Greqinë dhe Bullgarinë, që përmirësuan dukshëm marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe paraqesin shembull pozitiv në rajon.

Dy kryeministrat janë pajtuar se Samiti në Zagreb ka dërguar mesazh të fuqishëm për mbështetjen e BE-së për rajonin.

Në bisedë telefonike, Spasovski uroi kolegun Varadkar për vendimin e tij që përsëri ta aktivizojë licencën e tij si mjek dhe të përfshihet si ekip shëndetësor gjatë kohës së pandemisë.

Kryeministri Varadkar e falënderoi dhe njoftoi se Irlanda fillon t’i lehtësojë masat, ndërsa kryeministri Spasovski tha se edhe në Maqedoni fillon lehtësimi i masave kufizuese pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme./Telegrafi/