LAJMI I FUNDIT:

Harry Syles publikon këngën “Watermelon Sugar “

Harry Syles publikon këngën “Watermelon Sugar “
Harry Styles (Foto: Youtube)

Këngëtari Harry Stylës ka qenë i dashur për publikun që nga paraqitja e tij në ‘X Factor’.

Që nga atëherë, ai është larguar nga grupi në të cilin ishte, duke vazhduar karrierën solo, duke sjellë hite të ndryshme, shkruan Mirror.

Artistë të ndryshëm ndërkombëtarë krijojnë tematika të ndryshme të teksteve dhe klipeve të këngëve të tyre.


Harry Styles (Foto: Youtube)

26- vjeçari thuhet që klipin e fundit t’ia ketë dedikuar modeleve, të cilat marrin pjesë në projekte të ndryshme të këngëtarëve.

Pamjet nga kënga e tij e re sjellin një frymë verore, e cila përmban skena ëndërruese të plazhit dhe një numër të madh modelesh.

Ndërsa shfaqet afër një grumbull modelesh, ai inkurajon ndjekësit e tij që të respektojnë distancën shoqërore. /Telegrafi/