Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë sot se shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të marr vendim sa më shpejt për çështjen e mandatarit, në mënyrë që sipas tij të hapet rruga për funksionim të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit.
Abrashi këto komente i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Inovacion e Sport. Ai tha se në këtë mbledhje ka pasur një debat shumë të gjatë e të shteruar dhe shumë akuza e kundër akuza.
I pyetur nëse do ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Abrashi tha se ata si LDK do ta pranojnë këtë vendim, ndërsa theksoi se njësoj duhet të veprojnë edhe partitë tjera.
“Jo vetëm ne si LDK por edhe partitë e tjera duhet ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj se ditëve të fundit ose javëve të fundit ka pasur vërejtje sepse disa subjekte nuk i kanë pranuar vendimet, ose kanë shfaqur tendenca të mos pranimit të vendimeve ose vet aktgjykimeve në raste të veçanta dhe mendoj se kjo nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës. Ata të cilët nuk i respektojnë këto aktgjykime apo vendime të Kushtetutës, po veprojnë jashtë rendit kushtetues”, tha Abrashi.
Ai duke folur për punën e Komisionit për Arsim tha se në mbledhjen e javës së ardhshme, do të ftohen edhe rektorët e universiteteve publike, që të dëgjojnë edhe nga ata për procesin e akreditimin dhe për cilësinë në arsim.
“Synojmë që në kompetenca tonat si Komision i Arsimit t’i shtyjmë proceset përpara. Komisionet kanë filluar të mblidhen e të punojnë dhe kjo është ë mira e kësaj. Fatkeqësia është që seancat nuk po funksionojnë në kapacitet të plotë dhe kjo lidhet me vet mosionin e mosbesimit. Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shumë shpejt të merr vendim, në mënyrë që të hapet rruga për funksionim të plotë edhe Qeverisë edhe Kuvendit”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje