LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për ndërtim të fotovoltaikëve në tokë private

Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për ndërtim të fotovoltaikëve në tokë private

Ministria e Ekonomisë sot i nënshkroi marrëveshjet me investitorët për ndërtim të termocentraleve fotovoltaike në tokë private për tenderin e publikuar vitin e kaluar për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike. Prej sot do të fillojë ndërtimi i disa prej tyre, informoi ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi.

“Me sukses e realizuam tenderin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë private që nënkupton fillim të një cikli të ri të investimeve në pjesën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Në tenderin e publikuar vitin e kaluar në gusht ishin dorëzuar 44 oferta dhe pas evaluimit komplet të realizuar dhe afatet për ankesa u konfirmua se prej 27 megavatë të ofruar janë nënshkruar marrëveshje për të drejtë të shfrytëzimit të premisë për gjithsej 21 megavat në 29 lokacione nëpër gjithë shtetin me gjithsej 23 investitorë në 16 komuna”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Precizoi se thirrja publike ishte ndarë në katër pjesë varësisht hapësirës së tokës.


Ai përkujtoi se në tenderin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë shtetërore, për shkak të interesimit të madh, ne vend që shteti të paguajë premi mori afro tre milionë euro në Buxhet nga kompanitë të cilat i nënshkruan marrëveshjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori