LAJMI I FUNDIT:

Studentët kundërshtojnë emërimet e reja në UP, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve

Studentët kundërshtojnë emërimet e reja në UP, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve

Organizatat e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të mbështetur nga shoqëria civile, kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku kanë kërkuar anulimin e vendimit të ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, për emërimin e 3 anëtarëve të këshillit drejtues, si dhe anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë institucion të lartë arsimorë.

Me anë të kësaj proteste, përveç që shprehën pakënaqësi, ata gjithashtu kërkuan nga Ministrja Bajrami, që të tërheq vendimet ose të dorëhiqet nga pozita.