LAJMI I FUNDIT:

Sot protestohet para Ministrisë së Arsimit

Sot protestohet para Ministrisë së Arsimit

Tri organizata studentore USPE, SKOK dhe Studim Kritik, Veprim kanë paralajmëruar protestë prej orës 11:00 para MASHTI-it kundër vendimit për emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Në njoftimin për media u bëhet thirrje edhe studentëve tjerë të UP-së që të jenë pjesë e protestës.

“Sot prej orës 11:00 duke respektuar rekomandimet e IKSHP dhe duke ruajtur distancën sociale, ftojmë studentët e UP ‘Hasan Prishtina’ të na bashkohen në protestë kundër vendimit të padrejtë të Ministrisë së Arsimit për emërimin e tre personave në Këshillin Drejtues, dy prej të cilëve janë shërbyes të kolegjeve private. Para disa ditësh kemi bërë thirrje që ky vendim të zhbëhet, por ministrja ka refuzuar një gjë të tillë. Andaj jemi të detyruar të protestojmë kundër këtij vendimi. MASHTI fokus parësor duhet të ketë ngritjen e UP-së dhe jo minimin e brendshëm të tij nga influencat e kolegjeve private”, thuhet në njoftim.


“Vendimi për emërimin e punonjësve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të UP-së, është cenim i autonomisë së UP-së, është i papranueshëm dhe e vë në rrezik cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë. Për neve si e tillë do të jetë një çështje që do t’i shkojmë deri në fund, siç i kemi shkuar rastit të ish-rektorit Ibrahim Gashi, ish-prorektores Teuta Pustina dhe rasteve të tjera të profesorëve që janë shkarkuar për arsye të ndryshme. Universiteti është i yni, ne nuk do të heqim dorë nga ai, siç nuk kanë hequr dorë as prindërit e gjyshërit tanë që nga viti 1968 e deri më sot”, përfundon njoftimi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori