LAJMI I FUNDIT:

Nushi: Sot në Prishtinë kanë qarkulluar rreth gjashtë mijë udhëtarë

Nushi: Sot në Prishtinë kanë qarkulluar rreth gjashtë mijë udhëtarë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot më 18 maj 2020 janë paraqitur tri raste të reja me coronavirus në Prishtinë.

Nënkryetari Muhedin Nushi thotë për RTV Dukagjinin se me këto tri raste, numri i personave të infektuar që janë aktiv me COVID-19 shkon në 15.


“Është një numër i menaxhueshëm dhe nuk paraqet ndonjë problem”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nushi thotë se infektimet e sotme në Prishtinë janë raste kontakti të një punëtoreje që punon në një fabrikë të barnave.

“Sot janë testuar 13 persona dhe vetëm tre prej tyre dolën pozitiv. Nesër do të testohen edhe 20 persona të një kompanie tjetër”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës duke folur për fazën e dytë të lehtësimeve thotë se qytetarët duhet ende duhet të kenë kujdes dhe të respektojnë masat.

Nushi ka thënë se një grup punëtorësh nuk kanë respektuar masat dhe janë futur në grup në një autobusë të linjës Prishtinë-Fushë Kosovë.

“Mesatarisht në autobusë ka pasur 10-12 punëtorë dhe në fund të orarit në ora 22:00 kemi regjistruar rreth 6 mijë punëtorë”./Telegrafi/