Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës me theks të veçantë për mundësitë e vazhdimit të garave në futboll, ku ka caktuar edhe datat.
Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e garave në Ipko Superligën e Kosovës, KE shqyrtoi mundësitë që në këtë rang të garave të nisin zhvillimi i stërvitjeve në përputhje me udhëzimin e MSH-së dhe IKSHPK-së, ndërsa me 7 qershor do të startojë kampionati.
“KE është i vetëdijshëm për situatën në të cilin gjendet Kosova, por po ashtu është i vetëdijshëm edhe për rëndësinë e përfundimit të garave në Ipko Superligë, pasi që ky rang i garave ka impakt edhe në garat evropiane, prandaj është edhe prioritet, që garat të zhvillohen në këtë ligë që të mos dëmtohen klubet që do ta fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garat e Evropës”.
“KE thekson se rruga më e mirë është që gjithçka të vendoset në fushën e gjelbër. Në këtë mënyrë klubet kanë mundësi të përgatiten mjaftueshëm deri në fillimin e ndeshjeve. KE do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshjet të zhvillohen në mënyrën sa më të mirë mundshme në përputhje me Udhëzimet e Institucioneve shtetërore”.
“Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe sipas orarit që kanë paraparë organet e FFK-së që do të zhvillohen prej 7 qershorit e deri më 25 korrik. KE falënderon Ministrinë Shëndetësisë, MKRS-në si dhe organet tjera për mirëkuptimin dhe vendimin e drejt në të mirë dhe interes të futbollit”.
“Ndonëse, në këtë fazë janë lejuar zhvillimi i garave vetëm për Ipko Superligën e Kosovës, KE varësisht prej situatës do të kërkojë që garat të lejohen edhe për rangjet tjera, por gjithnjë duke mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve e me këtë edhe të futbollistëve”.
“KE do të jetë në përkrahje të klubeve, duke ditur gjendjen e tyre të vështirë e sidomos tash në këtë kohë kur edhe përgatitjet e tyre kërkojnë më shumë shpenzime do të shikojë mundësitë që t’u del në ndihmë. KE do t’i ndihmojë klubet për mjete dizenfektuese dhe mjete tjera të nevojshme. KE u bën thirrje klubeve që t’u përmbahen me përpikëri udhëzimeve të institucioneve shtetërore dhe të FFK-së”, thuhet në njoftim .
KE në fund uroi klubet për një rifillim të garave dhe me shpresën që gjithçka do të shkojë si është më së miri, që të mos ketë lëndime e as infektime dhe nga kjo pandemi të dalim edhe më të fortë e të shëndetshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit