LAJMI I FUNDIT:

Një mijë policë pritet të angazhohen për protestën e sotme për Teatrin Kombëtar, Lleshaj mbledh shefat e tyre

Një mijë policë pritet të angazhohen për protestën e sotme për Teatrin Kombëtar, Lleshaj mbledh shefat e tyre
Teatri Kombëtar

Pas një takimi më ministrin e punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, drejtues të Policisë së Tiranës, Departamentit të Antiterrorit kanë hartuar planin për monitorimin e protestës së sotme.

Rreth një mijë policë pritet të angazhohen, ndërsa në gatishmëri të përforcuar do jenë komisariatet e kryeqytetit, reparti i Shqiponjave, forcat RENEA por dhe Forca te Ndërhyrjes së Shpejtë.

Efektivët do vendosen përgjatë perimetrit të godinës së ish-teatrit, ndërsa këtë të hënë janë ushtruar kontrolle të automjeteve që vinin nga rrethet.


Protestohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë
Lexo po ashtu Protestohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Përgatitjet kanë nisur dhe institucionet qeveritare, konkretisht pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë zhvendosur të gjithë automjetet e policisë, në rast se protestuesit do zhvendosen drejt kësaj godine.

Nën mbikëqyrje do të jenë dhe institucione të tjera qeveritare nga policia për çdo situatë të mundshme që mund të përshkallëzojë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë sot në orën 16:30, të cilës do t’i bashkohet edhe opozita. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori