LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Të gjitha familjet e komunës sonë do të kenë sofrën e Fitër Bajramit të mbushur plotë

Jashari: Të gjitha familjet e komunës sonë do të kenë sofrën e Fitër Bajramit të mbushur plotë

Në prag të festës së Fiter Bajramit, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim më donatorët ka nisur radhën e dytë të shpërndarjes pakove ushqimore e higjienike për 4000 familje në nevojë.

Nga buxheti i ndarë i komunës, do të përkrahen gjithsej 2000 familje, duke përfshirë këtu ato familje që janë nën asistencë sociale dhe ato që kanë mbetur pa të ardhura ditore e mujore si pas​ojë e virusit Covid-19.

Ndërsa falë vullnetit dhe angazhimit të personave bamirës, pako do të dërgohen edhe për 2000 familje të tjëra në nevojë të komunës sonë.


I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke u shprehur falënderues për përkrahjen e donatorëve, duke deklaruar se nga bashkëpunimi i komunës dhe tyre, në festën e fiter Bajramit, tryezat e nevojtareve nuk do të jenë boshë.

“Të gjithë qytetarët e komunës sonë do të kenë sofrën e Fitër Bajramit të mbushur plotë. Sapo filluam me shpërndarjen e pakove ushqimore për 4000 familje të komunës sonë, duke përfshirë familjet në asistencë sociale dhe familjet të cilët kanë mbetur pa të ardhura në këtë kohë pandemie si pasojë e vendimeve të qeverisë”, tha Kryetari Jashari. “Nga 4000 pako ushqimore sa do të shpërndajmë sot dhe nesër, 2000 pako ushqimore janë të financuara nga buxheti i komunës sonë dhe 2000 tjera nga donatorë, humanist të ndryshëm, shoqata bamirëse, biznese, organizata vendore e ndërkombëtare dhe bashkëkombës nga diaspora jonë e dashur. Falënderimet së pari i takojnë Zotit të madhërishëm dhe pastaj donatorëve humanistë për përkrahjen e tyre dhënë familjeve në nevojë në këtë situatë emergjente”, deklaroi Jashari.

Për shkak të situatës së krijuar, komuna është angazhuar që pakot të dërgohen në çdo fshat apo lagje të qytetit e më pas në çdo shtëpi familjeve në nevojë.

Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove është bërë nga lista e familjeve në asistencë sociale të cilën e posedon Drejtoria për Mirëqenie Sociale, e poashtu edhe nga bashkëpunimi i kryetarëve të fshatrave me komunën, të cilët kanë parë nga afër dhe kanë raportuar për rastet e familjeve nevojtare.

Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë e deri me tani, me përkrahjen e komunës dhe donatorëve të shumtë janë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për rreth 4000 familje me asistencë sociale, kontigjenti i parë në muajin mars dhe prill kurse sot dhe nesër kontigjenti i dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori