LAJMI I FUNDIT:

Rozana Radi reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Lamtumirë historisë së artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda

Rozana Radi reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Lamtumirë historisë së artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda
Rozana Radi (Foto: Instagram)

Ditën e sotme (e diel) gjatë orëve të para të mëngjesit nisi shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe artistja e njohur Rozana Radi, e cila publikoi një video të momentit të rrënimit në llogarinë personale, Instagram.

Sipas saj, me shembjen e kësaj godine u është thënë lamtumira e shumë artistëve që kontribuuan dhe dhanë shpirtin brenda teatrit.


https://www.instagram.com/p/CAR0ceblV18/

“E pabesueshme. Lamtumirë historisë së Pirro Manit, Kujtim Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshti, Rolan Trebickes, Ferdinand Radit, Agim Qirjaqit e shumë artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e s’do ta njohim më qytetin tonë. U dogj një katedrale dhe e restauroj e gjitha bota ndërsa ju çfarë bëtë?”.

Rrënohet objekti i Teatrit Kombëtar në Tiranë
Lexo po ashtu Rrënohet objekti i Teatrit Kombëtar në Tiranë

“I vratë për herë të dytë ata që s’janë më e që e ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Se di si ndjehen sot ato/ata që firmos për të parë me sytë e tyre këtë që po e shikon e gjithë Shqipëria sot. Unë ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurinë e spektatorit”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CAQdVsaFBZt/

“Teatri është historia jonë e të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Teatri nuk është shfaqje që një regjisor ngrihet në mëngjes dhe do ta prishi se nuk i pëlqen më. Teatri nuk është i atyre që hedhin firmën për ta shembur. Teatri nuk ka qenë as i atyre që luajtën e luajnë. Nuk është as i drejtorave e as i familjarëve të tyre. Nuk është as ii mi e as i joti. Teatri është i gjithë popullit. Unë jam për restaurimin e Teatrit. Ka hapësira plot Tirana për të ndërtuar teatro të reja, jo një por 100. Atëherë natyrshëm më lind dyshimi që kjo luftë nuk bëhet për teatrin por për vendin në të cilin qëndron i ndërtuar ai”, ka shkruar në tjetrin postim Rozana. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori