Në kohën e pandemisë COVID-19, në vendin tonë vazhdojnë të shtohen rastet e shunës në familje.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se tashmë ka arrestuar në 24 orët e fundit ka arrestuar shtatë persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të tyre të familjes, transmeton Telegrafi.
Numri më i madh i dhunës në familje në dy ditët e fundit, raportohet të ketë qenë në Prishtinë.
Më poshtë mund t’i shihni rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Prishtinë 14.05.2020 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Podujevë 14.05.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, përcjell Telegrafi.
Prishtinë 14.05.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimat f/kosovare dhe m/kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 15.05.2020 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 15.05.2020 – 12:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e dyshuara femër kosovare e ka sulmuar të dyshuarin mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Dy të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas, në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë dhe dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Rahovec 15.05.2020 – 01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.
Mitrovicë 14.05.2020 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Bien temperaturat, sot priten riga shiu
Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar