Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se xhamitë në Kosovë nuk do të hapen as në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Tërnava bashkë me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se duke marrë parasysh përhapjen e virusit Covid-19 akoma nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive.
Pas vendimit për të mos i hapur edhe për një kohë xhamitë për shkak të pandemisë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kërkon mirëkuptimin që gjithmonë e ka gjetur edhe nga Bashkësia Islame edhe nga besimtarët se nuk janë kushtet për të bërë këtë.
Ai në një konferencë bashkë me myftiu Naim Tërnava njoftuan se rritja e rasteve me coronavirus ditëve të fundit tregon se rreziku ende s’ka kaluar.X
“Pas konsultimit me IKSHPK-në, me mekanizma ndërkombëtarë si OBSH dhe UNDP i informova BIK-un për situatën epidemiologjike në terren dhe me keqardhje kërkova dhe u dakorduam që akoma situata s’ka kaluar rreziku. Situata është ende e rrezikshme”.
“Në 4-5 ditët e fundit kemi parë rritje të rasteve që na bën të frikësohemi. Kërkuam mirëkuptimin që s’ka munguar që nga dita e parë që këto masa duhet të vazhdojnë edhe për një kohë në mënyrë që shëndeti të ruhet mbi të gjitha”.
“Jam falënderues për koordinimin që BIK- ka treguar gjatë pandemisë dhe mbi të gjitha me ju besimtarë që falë angazhimit në këtë situatë ne qëndrojmë mirë si shtet, por kjo s’do të thotë që edhe në minutat e fundit mund të jemi në një situatë të tillë që përkundër angazhimit të shumë profesionistëve për parandalim e virusit, një lehtësim do të mund të sillte një shpërthim të ri të pandemisë dhe do të bënte që të shkonte puna huq”.
Tërnava u shpreh falënderues për bashkësitë fetare, qytetarët për durimin që kanë treguar deri tani dhe bëri thirrje që masat të vazhdojnë të respektohen në mënyrë që të ketë sa më pak pasoja.
“Ju uroj agjërim të mbarë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Besoj që me ndihmën e Zotit të dalim faqebardhë”.
Pas vendimit për të mos i hapur edhe për një kohë xhamitë për shkak të pandemisë, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kërkon mirëkuptimin që gjithmonë e ka gjetur edhe nga Bashkësia Islame edhe nga besimtarët se nuk janë kushtet për të bërë këtë.
“Pas konsultimit me IKSHPK-në, me mekanizma ndërkombëtarë si OBSH dhe UNDP i informova BIK-un për situatën epidemiologjike në terren dhe me keqardhje kërkova dhe u dakorduam që akoma situata s’ka kaluar rreziku. Situata është ende e rrezikshme”.
“Në 4-5 ditët e fundit kemi parë rritje të rasteve që na bën të frikësohemi. Kërkuam mirëkuptimin që s’ka munguar që nga dita e parë që këto masa duhet të vazhdojnë edhe për një kohë në mënyrë që shëndeti të ruhet mbi të gjitha”, tha Vitia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe