Në muajt mars-prill, dezinformata të shumta dhe të ndryshme u shpërndanë në mediet sociale, ka bërë të ditur ligjëruesi në Departamentin e Gazetarisë, Dren Gërguri.
Në një mini analizë, Gërguri ka prezantuar top 5 dezinformatat në gjuhën shqipe lidhur me pandeminë, COVID-19.
Në postimet publike në Facebook, dezinformata që pati interaktivitetin më të madh me mbi 12 mijë, ishte ajo me doktorin amerikan, Rashid Buttar.
1 – Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e coronavirusit (interaktiviteti: 12,423)
Më 16 prill ishte publikuar një video në YouTube që sugjeronte se koronavirusi është një karrem për të detyruar injektimin e “vaksinës së detyrueshme” dhe të mikroçipëve te njerëzit. Kjo video kishte grumbulluar shpejt miliona shikime, përkundër premtimit të YouTube për të luftuar dezinformimin që ndërlidhet me COVID-19. Videoja ishte publikuar nga The Next News Network, kanal në YouTube, që merret me teori konspirative dhe njihet për publikime të informacioneve të dyshimta dhe të pavërteta. Në vetëm katër ditë, videoja kishte kaluar shifrën e 4 milionë shikimeve. Kjo video me intervistën e Dr. Rashid Buttar, që në një raportim të HuffingtonPost, i prezantuar si një osteopat, i diskredituar gjerësisht, ishte bërë lajm edhe te ne. Media të ndryshme në gjuhën shqipe kishin raportuar për këtë intervistë, duke e titulluar “Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e Koronavirusit: Nuk ka vdekur asnjë, janë manipulime, me vaksinën do na vrasin”. Videoja ishte bërë virale shpejt edhe te ne, duke arritur mijëra shpërndarje në Facebook.
2 – Diçka po zihet! 40 mijë forca speciale amerikane zbarkojnë në vendet e BE, përreth Ballkanit! (interaktiviteti: 6,170)
Virale ishte bërë edhe dezinformata sipas të cilës, forca speciale amerikane kishin zbarkuar në Europë si pasojë e gjoja një tensionimi të raporteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë dhe koronavirusi është përdorë vetëm si shpërqendrim i vëmendjes për qytetarët në mbarë botën. Gjithashtu, në këtë dezinformatë ngriteshin dilemat rreth ekzistimit të një vaksine dhe se virusi nuk ishte aq i rrezikshëm. Kjo dezinformatë është paraqitur me tituj sensacional nëpër disa media në gjuhën shipe, si, “Diçka po zihet! 40.000 forca speciale amerikane zbarkojnë në vendet e BE, përreth ballkanit!”, “Marrëdhënie të ashpra me Rusinë, 20.000 ushtarë amerikanë “zbarkojnë” në Evropë” dhe “’Të frenojmë Rusinë!’ Avionët luftarakë amerikanë ‘zbarkojnë’ në Europë”.
3 – Një mjek Japonez, ja se si të kuptoni nëse jeni të prekur apo jo nga COVID-19. (interaktiviteti: 6,085)
Një tjetër dezinformatë virale ishte këshillë për ta kuptuar në pak sekonda nëse jeni të infektuar nga virusi, COVID-19. “Mbaje frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse arrin ta bësh këtë pa u kollitur ose pa shfaqur shenja ankthi apo shtrëngime në gjoks, atëherë nuk je i prekur” thuhej në informacionin e shpërndarë, që ishte thjesht dezinformatë, sepse asnjë institucion shëndetësor nuk e kishte konfirmuar këtë formë për të testuar infektimin nga virusi.
4 – Kura për virusin C19 ose mënyra për ta eleminuar atë. (interaktiviteti: 4,330)
Një tjetër dezinformatë virale ishte këshilla e gabuar, kinse mjekësore, për “zbulimin” e kurës për t’u shëruar nga COVID-19. “Receta është e thjeshtë-Limon dhe Bikarbonat, përziejeni dhe pijeni si çaj të nxehtë …”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë. Mirëpo, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte sqaruar se nuk ka ende medikament farmaceutik apo produkt që mund ta shërojë koronavirusin.
5 – Videoja e shoferit të autobusit: Njerëzit po vriten qëllimisht, nuk po vdesin nga koronavirusi (interaktiviteti: 4,268)
Videoja dezinformuese e një shoferi të autobusit ishte bërë gjithashtu virale në internet. Një person, shofer autobusi, kishte shpërndarë një video ku tregonte se kinse në një qytet të Britanisë së Madhe, njerëzit po vriten qëllimisht dhe nuk po vdesin nga koronavirusi. Ai u bënte apel njerëzve që të mos të pranojnë të shtrohen në spital.
SI TË MBROHEMI NGA DEZINFORMATAT:
Infodemia është ‘sëmundja’ e informacioneve të paverifikuara që plasohen te publiku dhe, ky virus mund të bartet nga një person te tjetri, sa hapë e mbyllë sytë. “Pastroni duart shpesh”, gjithsesi, por edhe të gjykojmë çdo informacion që marrim dhe para se ta shpërndajmë, t’ia bëjmë vetes së paku tri pyetje, që janë “vaksina” më e mirë kundër infodemisë:
A është burimi i besueshëm?, a është raportuar ky lajm edhe në një media tjetër?, dhe, a mbështetet në burime zyrtare? Pra, për pandeminë e koronavirusit ende nuk është gjetur vaksina, mirëpo për infodeminë tashmë e kemi “vaksinën”, mjafton të jemi të kujdesshëm dhe të “vaksinohemi” me pyetjet e lartpërmendura për t’u mbrojtur nga infodemia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet